Viktimë e COVID-19 në Kosovë është edhe një 53-vjeçar

Viktimë e COVID-19 në Kosovë është edhe një 53-vjeçar, i cili është në mesin e 13 të vdekurve brenda 24 orëve të fundit, raporton Mediafokus.info.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 574 raste të reja pozitive./Mediafokus.info/