Virusi COVID zbut dhimbejt e kancerit

Mjekët në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) kanë vëzhguar në vazhdimësi tre pacientë me kancer të cilët kishin pasur dhimbje kronike nga kjo sëmundje.

Tek ata, sipas mjekëve, infektimi me Covid-19 ka çuar në lehtësim të përkohshëm ose madje edhe në zhdukjen e dhimbjes, raporton srf.ch.

Sipas artikullit të tyre shkencor në revistën e specializuar “Pain”, mjekët dyshojnë se ky lehtësim i papritur i dhimbjes pas infektimit me koronavirus mund të shkaktohet nga një mosfunksionim i sistemit nervor. Si rezultat, dhimbja nuk perceptohet pak a shumë fort.

Shkaku mund të jetë vetë virusi, i cili sulmon qelizat nervore, ose reagimi i tepërt i sistemit imunitar, i cili mund të vërehet tek rrjedhat e rënda të sëmutrjes nga Covid-19.

Sipas studimit, tre pacientët me kancer ishin burra të moshës 67 deri në 84 vjeç. Ata nuk i janë përgjigjur trajtimit me opioid për dhimbjet e tyre të forta.

Njëri prej pacientëve kishte dhimbje që ktheheshin gradualisht pas shërimit nga Covid-19.