Virusi i merr jetën edhe mjekut Hyqmet Musta
Një tjetër mjek e ka humbur jetën nga virusi Covid-19. Radiologu Hyqmet Musta ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije kardiologu i njohur nga Kavaja, Drini Bardhi, i cili përmes një statusi në facebook i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Postimi i plotë: Te qofte dheu i lehte kolegu i nderuar, Dr. Hyqmet MUSTA, radiolog i sakte, fjalepak, nga ata mjeke qe po i mungojne gjithmone e me shume spitalit tone. Per fat te keq virusi vazhdon te marre jete njerezish dhe mjekesh! Allahu na bashkofte ne xhehnet!

