Virusi nuk vjen nga rruga, por nga ambientet e mbyllura
Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish nē Kosovë. 170 viktima janë konfirmuar nga data 27 gusht deri më 2 shtator. Ka qenë ky shtatëditëshi më vdekjeprurës që kur ka shpërthyer virusi. Spitalet janë në prag të limiteve.
Kosova gjatë muajve të verës i ka liruar pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, ndërsa nga 29 gushti, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ka rikthyer kufizimet në lëvizje, ka zvogëluar orarin e gastronomisë dhe ka obliguar institucionet publike dhe private që punojnë vetëm me staf esencial.
Profesionistët shëndetësorë thonë se lirimi i tepërt i masave, por mbi të gjitha, normat e ulëta të vaksinimit kanë sjellë në gjendjen aktuale, ku numri ditor i vdekjeve shkon mbi 30.
Deri më 3 shtator në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 290 mijë qytetarë. Sipas MSH’së, rreth 31 përqind e kosovarëve janë vaksinuar me dy doza.
Në Kosovë ka pasur raste kur personat e vaksinuar plotësisht janë infektuar sërish, por gjasat që ata të përfundojnë në spital janë të vogla.
Përvoja e deritashme me virusin ka treguar se dasmat, klubet e natës dhe tubimet zgjedhore ishin burimet e infeksionit.
Përdorimi i maskës në ambiente të hapura dhe ora policore janë të panevojshme. S’ke pse aplikon orë policore nëse orarin e gastronimisë, klubeve të natës, marketeve e kufizon në ora 22:00. Askush nuk është i interesuar të rrijë në rrugë, nëse gjithçka është e mbyllur.
Po ashtu, nuk dihet nëse dikush ta ketë marrë virusin duke ecur rrugës pa maskë. Virusi merret gjatë tubimeve në ambiente të mbyllura, ushqimit, përfaqimeve e përhajrimeve nëpër dasma, klube të natës e të tjera. A nuk e tregoi këtë dy muajshi i fundit.
Sidoqoftë, bartja e maskave është mënyrë për t’u mbrojtur.

