Virusi po çmend botën mbarë, në këtë shtet paraqitet rasti i parë
Derisa bota mbarë po përballet me virusin prej 18 muajsh, një shtet nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me Covid-19 deri ditën e sotme.
Ishulli i izoluar i Tongas në Paqësor shënoi të premten të infektuarin e parë dhe menjëherë banorët e tij u dyndën për të marrë vaksinën.
Personi i infektuar ishte një vendas i vaksinuar plotësisht, i cili sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Zelandën e Re.
Për këtë arsye, kryeministri Pohiva Tu’i’onetoa paralajmëroi një izolim të mundshëm në ishullin kryesor Tongatapu për javën e ardhshme.
Tonga ishte një ndër vendet e fundit që nuk kishte raste të infektuarish ndonëse në ishull jetojnë më shumë se 100 mijë persona.

