Visar Ymeri ka disa fjalë pasi VV mori 50% të votave në zgjedhje

Visar Ymeri, dikur edhe lider i VV’së, ka folur rreth fitores së kësaj partie duke thënë se t’i fitosh 50% të votave është përgjegjësi e madhe.

Tutje, ai tha se Vetëvendosje ka rastin ta drejtojë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe shoqëror, pa pasur nevojë kompromisi programor me ndonjë parti tjetër.

Postimi i plotë:

LVV’së Urime!

50% është përgjegjësi e madhe. VV ka shansin ta drejtojë vendin drejt transformimit ekonomik e shoqëror. Pa nevojë kompromisi programor. Kosova ka nevojë për barazi, zhvillim dhe drejtësi. Ndërkohë i kthehemi normalitetit pandemik.