“Vitamina D nuk bën të jetë e ultë në asnjë mënyrë”
Nutricistja Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve në organizëm.
Shabani Ilazi në këtë podcast ka folur për rolin esencial që ka vitamina D, gjersa theksoi se nuk vlejnë ato pohimet se nuk duhet të merret verës.
“Nuk bën në asnjë mënyrë vitamina D të jetë e ultë. Është faktor kryesor me ulë inflacionin, ndikon te imuniteti dhe kryesisht te metabolizmi i hormoneve…Vitamina D është esenciale për organizmin dhe duhet me u përdorë në çdo kohë… Vitamina D duhet me u mbajt mbi vlerat normale patjetër, nuk njeh kohë, moshë, sezon”, tha ajo sepse sipas saj, kjo vitaminë është esenciale për imunitetin.

