Viti: Një person e rrahu nënën, motrën dhe gruan
Një person në Viti e ka sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe gruan e tij, raporton policia.
Njoftimi
DHUNË NË FAMILJE
Viti 21.03.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij).
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt.

