Viti: Vdes personi që u aksidentua para disa ditësh
Ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar në Viti para disa ditësh, raporton Mediafokus.info.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh.
Njoftimi i plotë i policisë:
Raport shtesë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Viti 22.07.2023 – 10:15. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar së personi mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

