Vitia do të bëhet me një shesh të ri
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për Grantin e Përformancës Komunale (GPK) për vitin 2020 me të cilën pritet të realizojë projektin “Rregullimi i sheshit në qendër të Vitisë”.
Përndryshe komuna e Vitisë, është përfituese e grantit të përformancës komunale që bashkëfinancohet nga Qeveria e Zvicerane, përmes SDC-së, Qeveria Suedeze, përmes SIDA-së dhe Qeveria Norvegjeze, përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.
Bëhet me dije se projekti për rregullimin e qytetit të Vitisë, do të kushtoj mbi 220 mijë euro, ku 150 mijë euro do të mbulohen nga granti i përformancës komunale, kurse 70 mijë euro do të bashkëfinancoj komuna e Vitisë.
Projekti po mirëpritet nga qytetarët vitias pasi do të krijoj më shumë hapësirë për lëvizje të sigurt brenda qytetit dhe do t`i jap atij një shesh të bukur dhe modern.
Gjatë nenshkrimit të ketij dokumenti ishte e pranishme edhe Fatbardha Emini, zv.ministre e MAPL-së./mediafokus

