Vitia do të bëhet me qendër shkollore për karrierë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim Valbona Raci nga organizata “Helvetas”, nën shoqërimin Nijazi Lutfiut, drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”.

Me këtë rast u bë nënshkrimi i amendamentit në marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë me projektin Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) me të cilën pritet që kjo shkollë e mesme në Viti të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës dhe atë me bashkëfinancim, njofton Komuna e Vitisë, transmeton Mediafokus.info.

Përndryshe, projekti Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur ( MDA)./MediaFokus/