Vitia fillon ‘skanimin’ e gjendjes shëndetësore të nxënësve
Nga sot kanë filluar vizitat sistematike të nxënësve nëpër shkollat e Vitisë.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti tha se ky aktivitet ka për qëllimin zbulimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve dhe anomalive të ndryshme te fëmijët.
Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, gjatë këtyre vizitave, do të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve, identifikimi i deformiteteve, anomalive apo sëmundjeve specifike për moshën si dhe do propozohen masa përkatëse, përfshirë edhe rekomandimet në institucionin përkatës.
Gjatë këtyre vizitave do të bëhet vlerësimi fëmijëve të grupmoshave të klasave të para, klasave të pesta dhe klasave të nënta të të gjitha shkollave të komunës së Vitisë.
Do të vlerësohen zhvillimi i përgjithshëm psiko-fizik i fëmijëve (30 parametra) si dhe shëndeti oral.
Në këtë proces janë të përfshirë edhe prindërit e fëmijëve, të cilët duhet të japin pëlqimin për vizitë.
‘Raporti i vizitës i jepet fëmijëve në zarf si dëshmi e kontrollës dhe këshillat eventuale’, tha drejtoresha Kadolli.
Vizitat sistematike shëndetësore kanë filluar sot në shkollën fillore ”Dëshmorët e Vitisë” dhe do të vazhdojmë sipas orarit edhe me shkollat tjera.

