Vitia: Jemi duke rishikuar masat kundër COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.
Ai ka thënë se vaksinimi është e vetmja alternativë dhe se me paraqitjen e Delta-s, masat e deritanishme nuk do ta kenë suksesin që kanë pasur para shfaqjes së këtij varianti.
“S’ka alternativë tjetër pos vaksinimit. Me paraqitjen e Delta-s është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do ta ketë suksesin që ka pasur para këtij varianti. Janë 290 ekipe të vaksinimit në tërë Kosovën. Ky proces do të vazhdojë me rritjen e numrit të ekipeve, si në Prishtinë.
Nga e hëna jemi në takime për rishikimin e masave të reja që do të jenë konform insetivizimit të qytetarëve për vaksinim. Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta dhe nuk ka arsye për mosvaksinim. Janë shumë fëmijë të infektuar në valën e fundit. Ky është një alarm që të jemi të ndërgjegjshëm”, ka thënë Vitia.

