Vitia ka edhe 27 raste aktive me COVID

Vitia, komuna ku ishte identifikuar rasti i parë me Covid në Kosovë nuk ka shënuar raste të reja të infeksionit ditëve të fundit. Aktualisht, sipas drejtoreshës së QKMF, dr Vjollca Kadolli, kjo komunë ka 27 raste aktive me Covid.

Drejtoresha Kadolli është optimiste se Vitia po shkon drejt përmirësimit të gjendjes dhe pse jo edhe rastit zero.

‘Po shkojmë drejt një situate më të qetë shëndetësore. E gjithë kjo falë respektimit të masave nga qytetarët. Uroj të vazhdojmë njëjtë dhe t`i kthehemi shpejt përditshmërisë normale’, ka thënë ajo.

Deri më sot Vitia ka 2811 raste pozitive dhe 2684 të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, procesi po vazhdon çdo ditë. Deri më sot janë dhënë 31126 vaksina, janë vaksinuar 19083 qytetarë, ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 12043 qytetarë.

‘Mund të konfirmoj që në Viti ka mjaftueshëm vaksina dhe termine të lira, prandaj u mbetet qytetarëve që aplikojnë online, ose edhe të paraqitën te salla e vaksinimit (shkolla “Jonuz Zejnullahu”) për termin, ka thënë dr Vjollca Kadolli.