Vitia: Nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testet COVID
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se nga dita e hënë e javës së ardhshme, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë brenda në lokale, duhet të ofrojnë certifikatën e vaksinimit ose testin Covid.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, ka thënë Vitia, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshojë.

