Vitin 2020 nuk do ta mbajmë mend vetëm për koronavirusin, por edhe për temperaturat e larta që po vijnë

Koronavirusi nuk do të jetë problemi i vetëm, për të cilin do ta mbajmë mend vitin 2020, sepse sinoptikët po paralajmërojnë probleme edhe me temperaturat e larta që pritet të vijnë gjatë verës së sivjetme.

Evropa duhet përgatitur për një tjetër verë të gjatë dhe shumë të nxehtë, ndoshta më e nxehta në historikun e matjeve.

Për pjesën më të madhe të Evropës, kjo do të jetë vera më e vështirë për shkak të vijimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Autoritetet e shëndetit publik dhe popullsia, duhet të jenë të përgatitur për valët e nxehtësisë që pritet të godasin Evropën në 3 muajt e ardhshëm.

Përveç qyteteve jugore, ku popullsia po mësohet të bashkëjetojë me të nxehtin Afrikan, valët e nxehtësisë të verës 2020 rrezikojnë edhe qytete të freskëta si Londra, Oslo, Stokholmi, Zyrihu dhe Moska.

Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë shëndetin e shumë njerëzve. Veçanërisht të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe foshnjat.

Ekspozimi i gjatë në temperatura të larta shkakton lodhje fizike, probleme të frymëmarrjes dhe deri te goditjet kardiovaskulare./mediafokus.info