Vizita e ministrit Zemaj në Spitalin e Gjilanit nuk kaloi pa humor e thumbime mes tij dhe një kardiologu
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është pajisur sot me një rëntgen digjital lëvizës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Mediafokus.info.
Kjo u vlerësua si lehtësim i madh për pacientët dhe stafin, për shkakun se përshtatet pacientit.
Pra, bartet fizikisht aty ku është pacienti.
Në inaugurim u pa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori klinik, Dr. Ukshin Ismaili dhe dhjetëra mantelbardh.
“E qet t’gjallë. E ka kfalitetin e lartë”, tha njëri nga radiologët aty.
Ministri Zemaj tregoi se ky është një donacion nga Banka Botërore.
“Tenderimet e brendshme i kam hjekë, i kam qit te partnerët tjerë. Ata po i kryejnë më shpejt. Këtë rentgen e kam kry përmes Bankës Botërore. Për qata edhe ka ardh shpejt. M’i prit këta mbrenda, nashta na kish nxan vera”, ka thënë Zemaj, transmeton Mediafokus.info.
Kjo ngjarje nuk kaloi pa humor e thumbime.
Kardiologu Besim Guda tha se një rëntgen i tillë është i nevojshëm edhe tek Gjinekologjia.
E ministri Zemaj e thumboi pak doktorin e njohur.
“Tek je kërkues specialist ti”, i tha Zemaj.
“Po, jam i specializuem për këto punë”, ia ktheu dr. Besim Guda.
Përndryshe, ministri Zemaj i ka përgëzuar mantelbardhët për punën e madhe që sipas tij po e bëjnë në kohën kur Spitali i Përgjithshëm është ‘vërshuar’ nga pacientët e prekur me virusin COVID-19./Mediafokus.info/

