Vizita e padëshiruar
Hamdi Zymberi
I prisja se do te vinin. Dhe erdhen. Ishin shume. U shperndane ne tere shtepine time. Dreqi e dinte se cfare kerkonin. Ne funde me muarren mua.
Ne zyret e sherbimit te UDB-se shkuam me mengjes. M’i zgjidhen duart e prangosura. Filluan menjehere me pyetjet e tyre. Nuk ishte e para here qe une isha ketu.
Aty nga dreka pashe se hyri edhe ai. Vukashini. E njhja nga burgu i Zenices. Thashe me vehte tash shtrengoje shpinen shoq. Ishin kater perballe meje.
Me pyeti nese e njihja. (Poznajes me?). Gjakftohte i them se per here te pare po te shoh. Si bre sme njeh? Po e din se cfare me ke bere ne burgun e Zenices? –me thote ai.
Oh, ju paskeni qene, pyes i “befasuar” une. Pak burgu vec edhe ju me binit me qafe kot se koti, vazhdova une.
Vukashini kthehet nga koleget e vet dhe spjegon se cfare ka ndodhur ne Zenice.
Isha me detyre ne burgun e Zenices. Pasi ndodhesha aty thashe te bej nje bisede edhe me kete, duke treguar nga une.
Por ky me tha se ti je armik dhe une nuk dua te flas me ju.
E verteta ishte shume me ndryshe.
Isha duke punuar ne vendin tim te punes ne burg, kur udheheqesi i repartit me njoftoi se duhet te paraqitem ne hyrjen nr.1 per shkak se kam vizite.
Ne moment u gezova, por pas pak m’u kujtua se e kisha pas nje vizite ne kete muaj (nje vizite ne muaj ishte e lejuar).
E dita se eshte vizite e padeshiruar. Dhe ashtu doli.
Me futen ne nje zyre te burgut. Nje tavoline, disa karrige dhe tre persona.
Doberdan ju them ne gjuhen e tyre.
O, miredita ma kthyen ata shqip.
U befasova. Se prisja qe te flasin shqip.
U prezantuan: Vukashini dhe Ekremi puntore te UDB-se, nga qyteti im.
I treti ishte udbashi nga burgu i Zenices.
Pas pyetjeve formale per kushtet dhe shendetin, filluam te flasim ne gjuhen e tyre.
Ju interesonte te dinin se me kend shoqerohesha me se shumti dhe sidomos, cfare mendoja une per ngjarjet e fundit qe ndodhen ne Kosove.
Pas burgosjes se Azem Vllasit (mars 1989) situata ne Kosove ishte perkeqesuar shume.
Kishte demonstrata, protesta gjithepopullore…
Ne nga burgu e percillnim situaten te shqetesuar.
Ate cfare une mendoj do e mbaje per vehte, u them. Edhe ashtu eshte shume e veshtire te dihet se ç’po ndodhe ne realitet ne Kosove nga burgu. Informatat ketu i kemi te pakta.
Ne nderkohe deri sa po flisja mendoja me nje pjese te trurit se cfare te ju pergjigjem.
Dhe si me magji me erdhi nje ide. Ta tregoj nje anekdote. Pyes a ka mundesi ta tregoj nje anekdote?
Si jo, me tha Vukashini. Te degjojme.
Pas Luftes se Dyte Boterore, fillova une, ne Beograd, nje punetor i pakënaqur me rrjedhat ne shoqeri, del ne Knjaz Mihalova (rruge e njohur ne Beograd) dhe bertet me te madhe: poshte Stalini.
UDB-a, gjegjesisht Ozna, e arreston. E torturojne, e mundojne dhe ne fund e denojne me tre vjet burg te rende.
Pas burgut njeriut i shkon mendja se edhe mund te kete gabuar dhe per kete del perseri ne Knjaz Mihajllova dhe therret rrofte Stalini. (Ne nderkohe kishte ndodh Infobyroja dhe marredheniet e Titos me Stalinin u prishen. I gjori kete nuk e dinte, ishte ne burg)
Ozna perseri e arreston dhe pas torturave te shumta e qesin perseri ne gjyq dhe si rrjedhoje e denojne me tre vjet burg.
Dhe njeriu i gjore ndalet dhe mendon se ku gaboi. Njehere thashe poshte Stalini e keta me denuan me tre vjete burg. Heren e dyte thashe rrofte Stalini e keta perseri me denuan me tre vjete burg. Ku gabova?
Dhe vije ne perfundim se nuk ka gabuar as heren e pare e as heren e dyte. Por kishte gabuar shoqeria qe nuk i kishte zgjedhe problemet e veta ashtu sic duhet.
Ju me pyesni, vazhdova une, se cka mendoj per ngjarjet e fundit ne Kosove!
Une isha kunder Kushtetutes se vitit 1974. Me denuat me 13 vite burg.
Azem Vllasi eshte per Kushtetuten e vitit 1974 dhe ate ndoshta, do ta denoni me 13 vite burg.
Po me duket se nuk jemi fajtor as une e as Vllasi, por jeni fajtore ju qe nuk e keni zgjidhur drejt çeshtjen nacionale ne Jugosllavi.
Pasoi nje heshtje e shkurter.
Perjashta, me thot Vukashini.
Dhe ki kujdes qe mos te ndodhe edhe ty si atij ne kohen e Stalinit, me kercnon ai.
Me nje buzegaz ne fytyre i them: perseri nuk do jam fajtor.
Kjo ishte e verteta qe me ndodhi ne Zenice me shkjaun Vukashin dhe “shqiptarin e ndershem”, Ekremin e Radivojces. /Mediafokus.info
(Shkrimi risillet nga mbesa e tij Arbresha Berisha, në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij)

