Vjedhje e rëndë në Prishtinë: Zhduket një Porsche Cayenne gjatë natës
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e paradites së djeshme në Prishtinë, ku një veturë luksoze është zhdukur nga një rrugë e qytetit.
Sipas informatave të Sinjalit, më 02.01.2026, rreth orës 13:25, në Stacionin Policor është paraqitur ankuesi L.A, i cili ka deklaruar se gjatë natës i është vjedhur vetura e tij.
Sipas deklarimit të ankuesit, ai kishte parkuar veturën Porsche Cayenne, ngjyrë e zezë, më 02.01.2026 rreth orës 02:00, në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë. Kur ishte kthyer rreth orës 12:30, kishte vërejtur se vetura nuk ndodhej më në vendin ku ishte parkuar.
Pas raportimit të rastit, policia dhe njësia e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale – AutoKrimet, të cilat pritet të dalin në lokacion për veprime të mëtejme.
Hetimet për identifikimin e të dyshuarve janë në zhvillim, ndërsa rasti mbetet nën trajtim nga organet kompetente.

