Vjedhje e rëndë në Viti

Policia e Kosovës njofton se në “Sheshin Njazi Ademi”, në Viti, është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve.

Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.