Vjedhje pylli, ndalohet automjeti me 6 trupa drurë të pa damkosur

Një person në Istog është ndaluar për vjedhje pylli pasi në automjetin e tij i kishte të ngarkuar 6 trupa drurë të pa damkosura.

Rr. Lugu i Butë, Istog 30.11.2022 – 21:30. Njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi, pa targa, të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në të kishte pas të ngarkuar 6 drunjë trupa breu të pa damkosura dhe leje për prerje. Automjeti së bashku me masën drusore me urdhër të prokurorit është sekuestruar përkohësisht, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedim të mëtejmë i dorëzohet  APK-së, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)