Vjehrra e bën për spital renë e saj
E shumë të shpeshta janë edhe konfliktet mes vjehrrave dhe nuseve.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua e moshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht renë e saj.
53-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa ka denoncuar rastin edhe në Polici ku ka deklaruar se me vjehrrën e saj jetojnë ndaras dhe pas një konflikti verbal, ajo ka eskaluar në dhunë fizike.
E moshuara është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Prokurori ka urdhëruar që ndaj 75-vjeçares të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’. (foto ilustrim)

