Vjehrra e rrah nusen me dru

Një grua në Fushë Kosovë është ankuar për sulm nga vjehrra e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pastaj është dërguar në strehimore bashkë me foshnjën e saj.

Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv)