Vjehrra e rrah nusen në Viti

Një femër në Viti është ankuar në polici për dhunë nga vjehrra e saj. Rasti është cilësuar ‘dhunë në familje’.

Vjehrra është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar.

Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar. (foto ilustrim)