Vjehrri kanos nusen me armë

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici kanosjen nga vjehrri. Rasti është cilësuar ‘dhunë familjare’ dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt. 

Prishtinë, 03.03.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur me arme nga vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku gjate kontrollit ne shtëpi kane gjetur dhe konfiskuar një pushkë –punim dore dhe një pushke tjetër te çmontuar. Më vendim te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.