Vjehrri vret 30-vjeçaren, nuk e donte për nuse të djalit

Një 61-vjeçar shqiptar ka kryer një akt të rëndë, duke e vrarë një 30-vjeçare, pasi nuk e donte atë për nuse të djalit dhe pastaj ka vrarë edhe veten.

Ky është motivi i krimit të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Babai i djalit nuk donte që i biri të martohej me Merushen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

Pasi ka vrarë 30 vjeçaren me thikë në ambientet e shtëpisë, 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banesës.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur fillimisht Xhevahir Hoxhën të varur në pemë. (foto arkiv)