Vjena në shtetrrethim, ja momenti kur policia arreston disa prej terroristëve

Ky është momenti kur policia austriake arreston disa prej autorëve të sulmit terrorist që u regjistrua në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, duke lënë disa viktima dhe të plagosur, mes tyre edhe tre efektivë policie.

Një prej terroristëve hodhi veten në erë dhe një tjetër u vra. Sulmi ishte i orkestruar.

Janë regjistruar 6 skena krimi, një pranë një sinagoge e cila ishte e mbyllur në momentin e incidentit.