“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon më 5 nëntor
Manifestimi “Vjeshta letrare e Gjilanit”, vazhdon më 5 nëntor.
Në Bibliotekën e qytetit, nga ora 12:00 përurohet panorama e poezisë moderne botërore, më përzgjedhje dhe fjalë paraprake të shkrimtarit tonë të ndjerë, Ramadan Musliu.
Këtë fundjavë mbahen edhe dy takime tjera letrare në Kosovë, “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit si dhe “Muzat e Jezercit”, në Bjeshkët e Sharrit.

