“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon të shtunën me Mehmetali Rexhepin

Këtë të shtune, më 26 tetor 2024, në kuadër të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit” përurohet romani i Mehmetali Rexhepit, ‘Lëkura e gurit’.

Mehmetali Rexhepi, poet, prozator e kritik letrar, vjen këtë vit me romanin e tij LËKURA E GURIT, edituar nga Shtëpia botuese “Rozafa” nga Prishtina, të cilën e udhëheq shkrimtari ynë, Ramadan Mehmeti.

Për veprën më të re të këtij krijuesi të përkushtuar, pritet të flasin, përpos botuesit, edhe Prend Buzhala, Xheladin Mjeku, Arsim Halili e Hajdar Paçarada – Dumoshi, ndërsa veprimtarinë përuruese do ta drejtojë mr. Tahir Arifi, krijues e studiues i letërsisë.

Përurimi mbahet në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” të Gjilanit, ora 15:00.