“Vjosa ka qenë një shpirt luftarak, të gjitha betejat i ka tejkaluar përveç kësaj”
Është mbajtur mbledhja përkujtimore për nderuar jetën dhe veprimtarinë artistike të producentes tashmë të ndjerë, Vjosa Berisha.
Mbledhja nisi me një fjalim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, më pas të producentit Yll Uka, e krejt në fund ka folur edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
Ky i fundit ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.
“Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, që të ndani dhimbjen me familjet tona Berisha dhe Istrefi. Do t’i falënderoj të gjithë njerëzit nga anë e mbanë bota që e kanë përkrahur Vjosën gjatë sëmundjes së vështirë. Dua të falënderoj mjekët që janë kujdesur për Vjosën, mjekët infermierët, klinikën në Gjermani dhe spitalin në Londër”, ka thënë Berisha.

