Vjosa Osmani i shkon për vizitë ngushëlluese familjes së Agon Musliut

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në vizitë ngushëllues në familjen Musliu të Livoҫit të Epërm të Gjilanit, pas tragjedisë që ndodhi kur Agon Musliu kërceu nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Në këtë vizitë, Osmani shoqërohej nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu, raporton Mediafokus.info.

Osmani ditë më pari i shprehu ngushëllime kësaj familje edhe përmes një telegram, duke u shfaqur e gatshme për ta mbështetur cdo nismë për hetim të pavarur.

“Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim  cdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë cfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe”, ka thënë Osmani, në telegram.

Ndryshe, babai i të ndjerit Agon Musliu, Naimi, ka deklaruar se nuk do t’i pranojë në vizitë ngushëlluese kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Arben Vitia e Xhelal Sveҫla. /Mediafokus.info/