Vjosa Osmani mori 100 mijë vota më shumë se Glauk Konjufca

Kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka dal më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numri dy në listën e VV-së, ka marrë 300.788 vota.

Me këtë numër, Osmani bëhet kandidatja e dytë më e votuar në zgjedhjet në Kosovë. Më shumë vota sesa ajo ka marrë vetëm edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në zgjedhet e viteve 2001 dhe 2004.

Ndërkaq, Glauk Konjufca mori 100 mijë vota më pak se Osmani ose 200 mijë në total.