Vjosa Osmani përgënjeshtron të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të bëra në Beograd.
Ajo shprehet se asnjëherë nuk ka thënë që pajtohet për Asociacionin të themelohet në përputhje me marrëveshjen e 2015-ës.
Kryeparlamentarja thotë se ka deklaruar se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

