Vjosa Osmani: Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për fitoren
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Kombëtaren e Shqipërisë pas fitores së saj në ndeshjen e futbollit ndaj Serbisë duke e cilësuar si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët.
“Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë!”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me simbolet e zemrës dhe flamurit kuqezi.