Vjosa Osmani vazhdon kundërshtimin: Qeveria Hoti s’do duhej të formohej fare

Kryekuvendarja Vjosa Osmani po vazhdon t’i dalë kundër Qeverisë Hoti, raporton Mediafokus.info.

Osmani ka këmbëngulur që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, derisa ka shtuar se kjo qeveri nuk do të formohej fare.

”Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo qeveri nuk do duhej të formohet fare sepse nuk është vullnet i qytetarëve dhe unë vazhdimisht kam bërë thirre që të gjithë të kthemi tek populli”, ka thënë Osmani.