Vjosa zgjedhet kryetare e Kuvendit, ja sa deputetë votuan PËR

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, sapo është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mori 65 vota, derisa kundër nuk kishte asnjë votë e askush nuk abstenoi.

Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje, vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në.