Vllasi: Nuk është se serbët nuk mund të jetojnë pa dinarin
Vllasi tha se tërheqja e dinarit nga përdorimi në Kosovë është edhe tërheqje e një simboli shtetëror serb, andaj sipas tij reagimi i Vuçiqit është në këtë drejtim.
Megjithatë, Vllasi vendimin për ndalimin e dinarit si valutë për përdorim në Kosovë e quajti me vend.
Por, ai shtoi se Qeveria është dashtë t’u jep hapësirë serbëve për adaptim me valutën euro, siç edhe ndodhi sot.
“Vendimi është me vend sipas kompetencave që i ka Kosova por shumë është vonuar, pasi veç është vonuar aq shumë është dashtë 1 muaj ose 2 me lënë njëfarë afati derisa të adaptohen serbët dhe askush prej shteteve serioze që e njohin Kosovën prej shteteve perëndimore nuk tha që nuk ka drejt Qeveria e Kosovës, por jepni pak afat serbëve për tu adaptuar dhe nuk bëhet nami nëse iu ipet pak afat. Madje gabimi veç është që sikur ato me targat e regjistrimit, caktohet afati, miqtë ndërkombëtar thonë shtyne pak, ne jo jo, ajo i bie sikur nxënësi i klasës nuk e merr urdhrin nga arsimtari derisa i merr nja dy shuplaka. Unë si e kuptova tash është marr vendimi për t’u shtyrë pak afati. Por në Kosovë është një valutë dhe Serbia le të vazhdoj me iu dhënë para serbëve të Kosovës, aso lloj ndihma parashihen edhe me planin e Ahtisarit por në Kosovë vlen një monedhë dhe të gjitha operacionet kryhen duke e pas bazë euron”, tha Vllasi. /Teve1

