Vllasi: Vuçiq është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit në Banjskë
Avokati Azem Vllasi, thotë se sulmi i së dielës në Banjskë të Zveçanit, është përgatitur nga ushtria e Serbisë.
Madje sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit, me idenë se pozita e palës kosovare është dobësuar tek perëndimi.
Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist, me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në fshatin Bajnskë

