Vlora Çitaku do të emërohet ministre e punëve të jashtme të Shqipërisë

Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit, shkruan Çim Peka

Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova.

Nga njerëz të afert të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3.

Image‘Mund t’i citosh, të mos jesh dakord me ta, apo t’i shash, por gjëja që nuk mund të bësh, është t’i injorosh ata…sepse ata i ndryshojnë gjerat’.

Ata që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë pikërisht ata të cilët e bejnë këtë’.

Kjo shkon për Edi Ramën’, thotë Vlora Çitaku në një postim të saj në Twitter.

Bashkëpunimi i saj disavjeçar me Thaçin në PDK në 2011 e katapultoi në postin e Ministres për Integrime Europiane. Gjatë kësaj periudhe ajo kishte për këshilltare të veten edhe Linda Ramën, bashkëshorten e Kryeministrit aktual, rekrutuar nëpërmjet programit CBF (Capacity Building Framework), finacuar nga UNDP, disa qeveri europiane dhe Soros.

Nepotizmi nga zyrtarët kosovarë bëri që financuesit e këtij programi ta mbyllnin atë vite më vonë. Në vitin 2015, Thaçi e emëron ambasadore në Uashington, post që e mbajti deri para pak kohe. Mandati i saj si ambasadore e Kosovës në Uashington përkoi me iniciativën dhe planin e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, i cili parashikonte dhe ndarjen e Kosovës.

E pozicionuar midis Thaçit dhe Ramës, ajo luajti rol qendror si interlokutorja e tyre me Uashingtonin, ku u shquajt veçanërisht raporti i saj i ngushtë me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit Donald Trump. John Bolton, jo vetëm që ishte pika kyçe e lobit serb në Uashington, por edhe promotor i ndarjes së Kosovës.

Në fillim të vitit 2020, Albin Kurti, kryeministër i sapozgjedhur i Kosovës paralajmëroi shkarkimin e Çitakut nga posti i ambasadores, pas bllofit të kësaj të fundit me njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës. Pasi ajo kishte njoftuar në rrugë zyrtare krerët e shtetit të Kosovës, se Xhamajka kishte njohur Kosoven, kjo e fundit vetëm një ditë më pas e mohoi të kishte njohur Kosovën.

Në kohën kur nëpër Europë dhe Komision Europian qarkullojnë disa të ashtëquajtura ‘Non-Papers’ duke e rinxjerrë edhe një herë në skenë planin për ndarjen e Kosovës, emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por amaneti i vërtetë i Thaçit dhe ‘futje gishtash në sy’ për Kryeministrin Kurti.