Vodhi nga një veturë kuletën me para, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në qendrën ” The Village -Shopping & Fun” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes nga vetura.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfoli para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

