Vogëlushja Era Halimi pushton youtuben me këngën “Drenica ime”

Era Halimi është vetëm 8 vjeç, por ajo ka pushtuar zemrat e artdashësve me interpretimin e këngës “Drenica ime”.

“Drenica Ime” është një këngë që përcjell mesazhe krenarie, dashurie dhe respekti për kulturën tonë muzikore.

Kënga tashmë është e disponueshme në YouTube dhe po merr vëmendje të madhe nga publiku i të gjitha moshave.

Era meriton mbështetje që të rritet si artiste. Ajo tashmë i ka hedhur hapat e parë.

Talentin e saj do ta ndjeni e kuptoni nga kënga “Drenica ime”!