Von der Leyen: Kosova ta pranojë draftin e Asociacionit, Serbia njohjen de facto
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të pranojë njohjen de facto të Kosovës.
Kështu ajo deklaroi në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Von der Leyen tha se Kosova duhet ta pranojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“BE-ja është e angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para”, ka thënë ajo, transmetojne mediat kosovare.
E para e KE-së nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Serbi.
Ajo tha se këto qëndrime do t’i bëjë të ditura edhe atje.

