“Votat e atyre që i keni quajtur hajvanë”: Dimal Basha ‘rroket’ me gazetaren, akuzon opozitën

Deputeti Dimal Basha është përplasur me një gazetare para Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi gazetarja e pyet “po i kërkoni votat e atyre që Kurti i ka quajtur hajvanë”.

“Ndoshta ka prej tyre që nesër munden me u kandidu e na kanë sha me nanë. Atyre iu duhen se janë pjesë e këtij kolegji. Ata janë pjesë e kryesisë së Kuvendit. Qysh megjithatë, janë pjesë e kryesisë. Po e bllokojnë duhet me marrë fajin”, tha Basha.