Vozit 106 km në zonën e kufizuar në 40 km, i merret patentë shoferi për 3 muaj

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 31.10.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Egnatia’’ në Kamenicës.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtë (106) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.