Vozit me 101 km/h në zonë të kufizuar, i merret patenta për tre muaj

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 16.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e një (101) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri pike negative, thuhet në njoftim.