Vozit me shpejtësi 125 km në ore, i merret patentë shoferi për një vit
Policia në Gjilan, me datë 15.01.2023, në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ në një pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, duke vozitur 125 km/h.
Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masë të përkohshëm ndalim vozitje në afat prej një viti dhe pesë pikë negative, thuhet në njoftim.

