Vozitësi i autobusit nga Kosova dërgohet në gjykatë për procedurë të mëtejme (VIDEO)

Shoferi i autobusit nga Kosova, i cili u aksidentua dje në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 19 persona, u dërgua sot para gjykatësit hetues, i cuili do të vendosë për masën e mëtutjeshme, pas kalimit të ndalesës policore, raporton media kroate 24sata.hr.

Vozitësi 52-vjeçar ka pranuar para policisë kroate se në një moment e kishte zënë gjumi dhe kjo bëri që autobusi të dalë nga rruga dhe të përplaset tutje, duke marrë jetën e 9 mërgimtarëve që ishin nisur për në vendlindje si dhe kolegut të tij, që në atë moment ishte duke pushuar. /Mediafokus.info