Vozitësi në Gjilan gjobitet me 200 euro për mos respektim të shpejtësisë
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 83 km/h, thuhet në njoftim.

