Vranësira dhe diell sot në Kosovë

Mot i thatë parashihet ditën e martën në vend, i dominuar kryesisht nga vranësira paradite, e pasdite më shpesh me intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 6C e 7C. Erërat frynë të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, njofton Prishtina Weather.

Nga e mërkura mbrëma sërish të reshura përfshinë vendin, kryesisht shiu viseve të ulëta, e zonave malore të borës.

Të reshurat vazhdojnë ditën e enjte, ku mund të përzien edhe me bore, sikurse ditën e shtunë.

Temperaturat minimale kryesisht zbresin pranë 0C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 3C e 6C. Frynë erëra veriore e verilindore të lehta dhe mesatare 2-6m/s