Vrasja e 20-vjeçarit, sherri nisi për një vajzë
Dyshohet se sherri mes të rinjve që i mori jetën 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi ka ardhur pas një konflikti për një vajzë dhe ishte hera e dytë që të rinjtë përplaseshin.
Sipas policisë, përcjellë ballkanweb, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.


 
 
						 
						